Lladrovci përkujton 40 vjetorin e demonstratave studentore

Aktuale

Lladrovci përkujton 40 vjetorin e demonstratave studentore

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:58
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar 40 vjetorin e demonstratave të studentëve të vitit 1981, për të cilat thotë se “mbajtën ndezur flakadanin e lirisë dhe vijuan si rezistencë e pandalshme kundër okupatorit, deri në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pas angazhimit të fuqishëm për gati dy dekada të qytetarëve të Kosovës dhe atdhetarëve të të gjitha trojeve, Republika e Kosovës realizohet pas fitores së UÇK-së me aleatët e saj, kundër okupatorit, ka shkruar Lladrovci në fb.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Sot, kujtojmë me nderim të thellë atdhetarët që morën pjesë dhe kontribuan për Demonstratat studentore të filluara më 11 Mars 1981. Këto demonstrata mbajtën ndezur flakadanin e lirisë dhe vijuan si rezistencë e pandalshme kundër okupatorit, deri në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kthesa e para 40 viteve, me kërkesën për “Republikë”, do të ishte kërkesa thelbësore për promovimin e të drejtave të shqiptarëve. Angazhimi atdhetar gati njëshekullor i cili vijoi më 1981 nga studentët në rrugët e Prishtinës do të shtrihej në tërë Kosovën. Para 40 vitesh, u bë kthesë e madhe për të qenë sot histori e ndritshme e rezistencës nacionale. Pas angazhimit të fuqishëm për gati dy dekada të qytetarëve të Kosovës dhe atdhetarëve të të gjitha trojeve, Republika e Kosovës realizohet pas fitores së UÇK-së me aleatët e saj, kundër okupatorit. Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat