Një ditë para kuvendit zgjedhor, Naser Rugova paralajmëron një goditje në kredibilitetin e kryetarit të ri

Aktuale

Një ditë para kuvendit zgjedhor, Naser Rugova paralajmëron një goditje në kredibilitetin e kryetarit të ri

Nga: G.B Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:53
Naser Rugova

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se nesër në Kuvend zgjedhor të LDK-së, nuk do të ketë debat sipas rendit të ditës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo do të jetë goditja e parë në kredibilitetin e Kryetarit të ri, përcjell Bota sot.

Rugova ka thënë se një kryetar që është vërtetë i LDK-së, nuk do të pranonte kurrë të vinte në krye të partisë duke mohuar vlerën më sublime të demokracisë sonë të brendshme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Rendi i ditës së kuvendit nuk parasheh debat. Nëse vërtet nuk ka debat atëherë kjo do të jetë goditja e parë në kredibilitetin e Kryetarit të ri. Një kryetar që vërtet është i LDK-së nuk do të pranonte kurrë të vinte në krye të partisë duke mohuar vlerën më sublime të demokracisë sonë të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat