Ines Demiri: Nderi më i madh i jetës sime t’i shërbej vendit tim në Izrael

Aktuale

Ines Demiri: Nderi më i madh i jetës sime t’i shërbej vendit tim në Izrael

Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:34
Ines Demiri

Sot u bë e ditur se Kosova zyrtarisht hapi Ambasadën e saj në Jeruzalem.

Ndërkaq, si ambasadore e kësaj ambasade është përzgjedhur Ines Demiri.

Lajmin e bëri të ditur vetë Demiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

‘Një moment me të vërtetë krenar dhe historik për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit. Republika e Kosovës sot hapi zyrtarisht Ambasadën e saj në Jeruzalem!

Nderi më i madh i jetës sime është të kem këtë mundësi për të hapur Ambasadën dhe me krenari t’i shërbej vendit tim në Izrael‘, ka shkruar Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat