Befason me deklaratën, ish-deputeti i AAK-së: Një LDK e mirëfilltë i bën mirë Kosovës

Aktuale

Befason me deklaratën, ish-deputeti i AAK-së: Një LDK e mirëfilltë i bën mirë Kosovës

Nga: A.Morina Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Ish-deputeti i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e organizuar sot.

Gjithashtu, Dreshaj e uroi edhe kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku për fitoren dhe garën e denjë që e zhvilloi.

“Jam i bindur që LDK ka reflektuar në momentin final kur varej e ardhmja e saj. Uroj që gara të tilla të shohim shpesh në Kosovën tonë demokratike”, shkroi Dreshaj në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Urimë dhe përgëzime Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin e organizuar sot.

Një LDK e mirëfilltë i bën mirë edhe Kosovës.

E uroj Lumir Abdixhikun për fitoren në garën e denjë.

Jam i bindur që LDK ka reflektuar në momentin final kur varej e ardhmja e saj.

Uroj që gara të tilla të shohim shpesh në Kosovën tonë demokratike.

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat