Arben Vitia dhe Haxhi Avdyli, ja si do udhëhiqet Ministria e Shëndetësisë

Aktuale

Arben Vitia dhe Haxhi Avdyli, ja si do udhëhiqet Ministria e Shëndetësisë

Nga: D.RR Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:43
Arben Vitia

Javën e ardhshme pritet votimi i qeverisë së re, me Albin Kurtin kryeministrin, shkruan "Bota sot".

Tashmë edhe disa nga emrat e qeverisë së re janë vendosur në letër nga bashkëpunimi Kurti-Osmani.

Ministria e Shëndetësisë pritet që t'i ketë dy ministra gjatë qeverisjes Kurti.

Gazeta "Bota sot" mëson se fillimisht Arben Vitia do të emërohet ministër i këtij dikasteri, deri në muajin tetor të këtij viti, e më pas të zëvendësohet nga Haxhi Avdyli i Listës Vjosa.

Kjo për shkak se Arben Vitia pritet t'i hyjë garës për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do mbahen në vjeshtën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat