Ramush Haradinaj flet për dorëheqjen e Dautit nga pozita e deputetit

Aktuale

Ramush Haradinaj flet për dorëheqjen e Dautit nga pozita e deputetit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:16
Ramush Haradinaj

Kreu u Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës për t’u fokusuar në terren.

Ai në emisioni “Click”, ka bërë të ditur se dorëheqja e tij ka të bëjë më kërkesën që ia kanë bërë organizatat strukturat degët e AAK-së.

‘’Vendimi i Dautit ka të bëjë me kërkesën që ia kanë bërë organizatat strukturat degët e AAK-së në terren e falënderoi për këtë gatishmëri të cilën e e ka bërë për tu vu në shërbim të strukturave’’, ka thënë Haradinaj.

Bëjmë të ditur se nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj, dje ka informuar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës, për t’i dhënë hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, si dhe për të pasur mundësi kohore që të jetë më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat