Shtyhet vendimi për kthimin e Basri Sejdiut në SHSKUK

Aktuale

Shtyhet vendimi për kthimin e Basri Sejdiut në SHSKUK

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:53
Basri Sejdiu

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit të Punës për kthimin e Basri Sejdiut në krye të këtij institucion.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës për këtë rast, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka plotësuar padinë më 1 mars.

Sejdiu ishte shkarkuar në korrik nga detyra në krye të SHSKUK-së, ndërsa ai ishte ankuar në Inspektorat të Punës. Në shkallën e parë ishte konstatuar një mori shkeljesh në shkarkimin e Sejdiut nga Bordi Drejtues dhe ishte kërkuar kthimi i tij në punë. Bordi Drejtues u ankua në shkallën e dytë, por ankesa është refuzuar. Ankesa vazhdoi në gjykatë. Themelorja kishte shtyrë kthimin në punë të Sejdiut, në një vendim më 14 tetor. Vendimi i Themelores ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Ndaj vendimit të ri të Themelores, të marrë më 17 mars, është e lejuar ankesa në afat prej 15 ditësh.

Pas shkarkimit të Sejdiut, më 10 shkurt SHSKUK-ja zgjodhi Valbon Krasniqin drejtor të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat