Deklarata epike e mjekut nga Kosova që shkoi në Kukës për t’u vaksinuar

Aktuale

Deklarata epike e mjekut nga Kosova që shkoi në Kukës për t’u vaksinuar

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:58
Mjeku nga Kosova

Kanë mbërritur në Kukës tre autobusët nga Kosova me punëtorë e parë shëndetësorë të cilët do të vaksinohen.

Në pallatin e Kulturës në Kukës, ka filluar regjistrimi i vaksinimit të 250 mjekëve nga Kosova.

Ndërkohë, që në orën 12:00 pritet të vizitojë qendrën e vaksinimit, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ata për mediat shqiptare janë shprehur se nuk kanë aspak frikë nga marrja e vaksinës, e ndërsa janë falënderues për këtë mundësi që iu dha.

“Faleminderit që na kemi dhënë këtë mundësi ne, jemi shumë të kënaqur, vij nga Peja. Nuk kemi frikë. Faleminderit që na ka ardhur mundësia për ta marrë”.

“Ju falenderojmë, vij nga Urgjenca e Pejës, nuk kemi frikë fare, në luftë nuk kemi pasur frikë nuk kemi as tani”, tregojnë mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat