Abdixhiku i kërkoi takim Osmanit pa Kurtin, cila është prapavija e kësaj kërkese

Aktuale

Abdixhiku i kërkoi takim Osmanit pa Kurtin, cila është prapavija e kësaj kërkese

Nga: M.H Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:32
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Të premtën që po lëmë pas, u mbajtë takimi mes kryetarit të posazgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe ushtruesen e postit të presidentit, Vjosa Osmanit.

Pas takimit Abidxhiku u shpreh që këtu i kemi përfunduar takimet me LVV-në. Ne do të jemi opozitë aktive, do të jemi një alternativë e re në skenën politike, ndërsa theksoi që takimet me LVV-në kanë përfunduar, mirëpo që ka kërkuar takime të tjera ndaras me Osmanin.

“Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve të takohemi me pretendenten për presidente dhe të kuptojmë pozicionin e saj të qartë. Presim që javën tjetër të presim ftesën nga pretendentja për presidenten”, tha ai.

Në lidhje me këtë temë, opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, në një shkrim në facebok ka thënë që Osmani duhet të refuzojë këtë takim.

Sipas profesorit ky takim kërkohet me “amin” të Mustafës dhe se për këtë arsyje nuk duhet të zhvillohet një takim pa Kurtin.

Opinonisti më tej shton se lëna jashtë Këshillit të Përgjithshëm figura të vjetra të LDK-së, ndër to edhe Naser Rugova tregon që Abdixhiku punon me udhëzime të Mustafës, përcjell “Bota sot”.

Mos bjerë në kurthet e Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut sepse këto janë dredhitë e tyre, shkruan më tej, Maxharraj.

Postimi i plotë

Loja e flliqët e Lumir Abdixhikut?!

Vjosa Osmani duhet të refuzoi takimin ndaras pa Kurtin, me Lumir Abdixhikun sepse pas kësaj qëndron dredhia e Isa Mustafës?

Lumir Abdixhiku, i nominuari i posaçëm i Isa Mustafs për kryetar të LDK sepse në Këshillin e Përgjithshëm u panë hapatas të gjitha dredhitë dhe intrigat derisa Lumiri u zgjodhë pa vështërsi.

Si shpërblim në vend se ta denojë Isa Mustafën se deri ku e dërgoi LDK-në ai edhe e zgjodhë si Kryetar nderi i LDK-së. Kjo do të thotë se Isa Mustafën e lanë të shkojë nga LDK-së pa therrë në këmbë, por që të punoi nga prapaskena.

Pastaj, me aminin e Isa Mustafës, Lumiri shkoj edhe më larg ku nuk lejoj që personat me kredibilitet në LDK, por kritikues të situatës në të cilen ka rënë LDK, nuk u përfshinë në Këshillin e Përgjthshëm, bile as figurat nga familja e Ibrahim Rugovës siç është Naser Rugova, një kritikues i rrall i Isa Mustafës i cili e masakroi deri në alivanosje LDK-në.

Por, Lumirit I doli edhe një behane me kryesinë e re, e cila nuk është as e re si nuse e as shumë plakë,pra aty ka edhe të vjetër të cilët për këto dhjetë vite i bënin amin Isa Mustafës për shkatërrimin e LDK-së. Me këtë kryesi zor që do të ia dalë LDK të marrë vetën.

Mirëpo, ajo se çka bie në sy është fakti i përkrahjes së Vjosa Osmanit për kryetare apo jo.

Lumiri duhet të kaloj përmes shpinës së Isa Mustafës për ta zgjedhë Vjosa Osmanin për presidente. Rrugë tjetër nuk ka ose ta bëjë ose të zhdukët.

Do veproj Lumiri ashtu sikur dikur veproi Isa Mustafa kur kaloj sipër varrit të Ibrahim Rugovës për ta zgjedhë Hashim Thaçin për president, anipse amaneti i Rugovës ishte se ky njeri është tepër i rrezikshëm për shtetin.

Dhe ashtu doli.

Por sot Lumiri apo Lumkeqi quan siç të doni, na doli edhe me një sihariç të ri për mundësinë apo jo të bërjës së kuorumit duke vendosur kushte, sikur PDK që këtë bëri më parë. Sa mjeran duken me vendos kushte humbëst në vend se të turpërohen për humbjet katastrofë të partive të tyre.

Është qesharake kur njeriu dëgjonë se Lumiri paska vendos që për këtë mundësi për bërjen e kuorumit apo jo të bisedoi ndaras vetëm me Vjosa Osmanin, anipse kjo është në një koalicion me LVV dhe Albin Kurtin.

Pra,Vjosa thuaj jo takimit ndaras sy me sy me Lumirin jashtë koalicionit,sepse kjo do t’i bie edhe si tradhëti ndaj koalicionit me të cilin e dridhi krejt Kosovën duke i fituar 50,28% të votave, kurse Vjosa vetëm mbi 300 mijë vota.

Pra,Vjosa larg duart nga kjo bisedë sekrete vetëm me Lumirin, mos shti dyshim në mes të koalicionit që me aq mjeshtri dhe dinjitet e formuat dhe fituar.

Mos bjerë në kurthet e Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut sepse këto janë dredhitë e tyre. Lumiri asnjë fjalë nuk pati guxim ta thotë e lë me ta kundërshtoi Isa Mustafës kur ai për inat nga frika e fuqisë tënde politike të përjashtoi nga partia LDK-së.

Ti tani më ke marrë rrugëtimin tënd politike dhe vazhdo se e ke fuqinë më të madhe me vete e ke votuesin, e ke popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat