Ligjëruesi në universitetin e Parisit ka këto fjalë për Lumir Abdixhikun si kryetar i ri i LDK-së

Aktuale

Ligjëruesi në universitetin e Parisit ka këto fjalë për Lumir Abdixhikun si kryetar i ri i LDK-së

Nga: D.RR Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:00
Lumir Abdixhiku

Profesori shqiptar, ligjërues në universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka shkruar rreth kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Kraki ka thënë se kur LDK-ja kishte votues, s'kishte kryetar, tash që ka kryetar, nuk ka votues.

Ai ka ftuar Lumirin të distancohet poltikisht nga kultura e "skutizmit" dhe të merr veprime.

Postimi i plotë:

Kur kishte votues, s’kishte kryetar.

Tash me kryetar por pa votues.

E shkreta LDK, s’iu nda gazepi prej qe i iku fryma në vitin 2006.

Megjithatë, mirë u bë që ndodhi rrokada.

E pergëzoj Lumirin për misionin e ri dhe e ftoj të divorcohet politikisht nga kultura e « skutizmit », dmth kultura e futjes ne skuta kur kerkohet veprim. Sepse ajo kulture e shkaterroi LDK-ne, duke e denuar atë të jetë periferia e te tjereve pa qene kurrë qendra e çeshtjeve.

Fakti që shkaterruesit e saj nuk gjeten asnjë fjalë për ta pranu fajin e debaklit ne zgjedhjet e 14 shkurtit, e bën edhe më të vlefshem largimin e tyre nga strukturat udheheqese. Mendoj që Lumiri me kryesinë e re duhet të merren më shumë me arsyet që sollen debaklin e të dalin nga cikli i vet-ngushellimit permes fajesimit te te tjereve.

S’ka kuptim e sidomos aspak dobi të sulmohen fituesit e jashtem dhe të amnistohen humbesit e brendshem.

Nejse...

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat