Nuk mori pjesë në seancë, Behgjet Pacolli tregon arsyet – çfarë paralajmëron për seancën e radhës?

Aktuale

Nuk mori pjesë në seancë, Behgjet Pacolli tregon arsyet – çfarë paralajmëron për seancën e radhës?

Nga: N.Sh Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:38
Behgjet Pacolli

Deputeti i zgjedhur i Kosovës, nga lista e LDK-së, Behgjet Pacolli i cili është edhe kryetar i AKR-së, sot nuk mori pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë u zgjodhën Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka treguar arsyet pse mungoi sot.

Sipas tij, kufizimet e shkaktuara nga pandemia janë shkaktari kryesor i mosmarrjes pjesë në Kuvend.

Ai ka paralajmëruar se do të marr pjesë në seancën e radhës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot u konstituua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit.

Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid-19, andaj themelimi i shpejtë i institucioneve të reja është më se i nevojshëm.

Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, me privoj, edhe për kundër dëshirës sime unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat