Biznesmenët nga Kosova refuzojnë vaksinat nga Serbia

Aktuale

Biznesmenët nga Kosova refuzojnë vaksinat nga Serbia

Më: 25 mars 2021 Në ora: 06:46
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se afaristët nga Kosova kanë refuzuar vaksinat nga Serbia.

Ai u shpreh se këtë refuzim e kanë bërë për arsye parimore.

Ai beson që shumë shpejt do t’i kemi vaksinat edhe këtu.

“Ne s’kemi marrëdhënie normale me Serbinë dhe ky është mesazh që ndoshta të gjithë të mobilizohemi dhe të krijojmë partneritete dhe te sigurojmë vaksinat”, tha Rukiqi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat