Pas vendimit të Kushtetueses, reagon deputetja e Vetëvendosjes

Aktuale

Pas vendimit të Kushtetueses, reagon deputetja e Vetëvendosjes

Nga: A.Morina Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se ndaj dy ish-kandidateve për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti dhe Drita Millakut, në zgjedhjet e shkuara, kishte pasur diskriminim gjinor në momentin kur ato nuk ishin lejuar të bëheshin deputete për të zëvendësuar deputetët që ishin bërë ministra.

Ndaj, këtij vendimi ka reaguar deputetja e VV-së e cila është e përfshirë në këtë rast, Drita Millaku.

Ajo u shpreh se ky vendim, edhe pse i vonuar, të paktën nuk është më precedent për raste të tjera.

“Ne si gra të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ndihemi të diskriminuara dhe nuk do të lejojmë diskriminimin nga askush. Ne duhet të luftojmë për drejtat tona”, shkroi Millaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pas një viti e më shumë, Gjykata Kushtetuese më në fund hodhi poshtë një ligj diskriminues që ishte bërë ndaj meje dhe Tinkës. Edhe pse me vota ishim para disa burrave, ne të dyjave, nuk na u mundësua të bëheshim deputete. Ky vendim, edhe pse i vonuar, të paktën nuk është më precedenti për raste të tjera.

Ne si gra të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ndihemi të diskriminuara dhe nuk do të lejojmë diskriminimin nga askush.

Ne duhet të luftojmë për drejtat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat