Vaksina anti-Covid në Kosovë, “çështje ditësh”

Aktuale

Vaksina anti-Covid në Kosovë, “çështje ditësh”

Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:02
Prishtinë

Derisa Mali i Zi njoftoi sot mbërritjen e 24 000 dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX, në Kosovë vazhdon të mos ketë një datë të saktë për arritjen e vaksinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi tha se brenda ditësh Kosova do të furnizohet me kontigjentin e parë të vaksinave antiCovid.

Gashi u shpreh se kësaj herë vaksinat do të arrijnë, pasi që kanë marrur konfirmim zyrtar nga COWAX.

“Informatat e fundit janë se brenda pak ditësh do ta kemi furnizimin e parë”, tha Gashi i cili po ashtu është pjesë e grupit punues për sigurimin e vaksinës.

Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se nga e hëna, më 29 mars. punëtorët shëndetësorë do të punojnë me ndërrim 12 orësh.

Ndërkohë, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se së shpejti do të arrijë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë së shtunës, von der Leyen, njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilëve u ka thënë se BE-ja është “pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor”, për ta tejkaluar pandeminë e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat