Musliu-Shoshi për masakrën e Izbicës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

Aktuale

Musliu-Shoshi për masakrën e Izbicës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:09
Izbicë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musiu Shoshi, ka kujtuar sot 22 vjetorin e vrasjes së 147 qytetarëve që u masakruan nga forcat okupatore të Serbisë në Kosovë në Izbicë të Skënderajt.

Ajo ka thënë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar dhe se deri më tani askush nuk është dënuar nga drejtësia për këtë rast:

Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:

Sot bëhen 22 vite që kur forcat ushtarake okupuese të Serbisë, i veçuan 147 burra, të rijnë dhe pleq nga Izbica e Skënderajt, të cilët mizorisht i vranë dhe masakruan.

Dy dekada më vonë ekzekutuesit e kësaj masakre, nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare e as nuk janë shënjuar nga shteti i Serbisë.

Liria dhe pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e mijëra të rënëve për liri anembanë Kosovës.

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat