Kimete Berisha, Pacollit: Duke e sharë Kryeministrin çdo të dytën ditë, pa lidhje dhe pa sens, nuk bëhesh ‘i madh’

Aktuale

Kimete Berisha, Pacollit: Duke e sharë Kryeministrin çdo të dytën ditë, pa lidhje dhe pa sens, nuk bëhesh ‘i madh’

Nga: A.SH Më: 29 mars 2021 Në ora: 21:12
Kimete Berisha

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar Albin Kurtin pasi mori vaksinën duke thënë se, duhet të vaksionohen qytetarëtë të cilët kanë nevojë dhe përballen me Covid e jo njerëzit e politikës.

Për këtë ka reaguar opinionistja Kimete Berisha duke thënë se, Albini nuk të ndihmon të bëhesh ai ti që dëshiron dhe as ti nuk mund të bëhesh ai që dëshiron duke i sharë ata që i lakmon.

Postimi në Facebook:

Rivaliteti falls i Behgjet Pacollit.

I është mbushur mendja se është rival i Albin Kurtit.

(Të jesh rival i dikujt do të thotë të kesh cilësi dhe merita të njëjta a të krahasueshme me të).

Ky quhet 'rivalitet falls'.

Behgjet Pacolli ka qenë i butë, i kujdesshëm dhe kabërë kompromise me të gjithë Kryeministrat, por veç Albini diçka nuk po i pëlqen.

Të jesh i mirë me të keqin dhe i keq më të mirin, pse!

Duke e sharë Kryeministrin çdo të dytën ditë, pa lidhje dhe pa sens, nuk bëhesh 'i madh'.

Është njësoj sikur një shkrimtar i parealizuar të shkruaj përditë kundër Ismail Kadaresë, për t'u bërë rival me të.

Vlerat dhe superioriteti nuk arrihen në shpinë të askujt, as nuk përvetësohen, as nuk blihen me pare, pra ti nuk mund të bëhesh superior veç pse po ke qejf.

Albini nuk të ndihmon të bëhesh Ai ti që dëshiron.

As Ti nuk mund të bëhesh ai që dëshiron duke i sharë ata që i lakmon.

Kanë thënë: Nëse e shan dhe e mohon atë që e dëshiron për vete, kurrë nuk do ta arrish.

Prandaj, relax. Ty të ka hije veç të sillesh urtë e butë.

Je shumë vonë për t'u rebeluar.

Edhe rrobet nganjëherë të japin energji negative.

Janë do materiale, si patisku e zherseja, që të kruhet trupi prej tyre, të djegë lëkura, mend t'lënë.

Sa herë që Behgjeti po vishet me duks, po ia kapërcen Stresit.

Ti je nga ata që 'Kurrë nuk kanë për të thënë diçka të re, por veç për të shtuar diçka'.

Prandaj, ji i urtë dhe i mirëkuptueshëm, mos u bë mangup, mos u bë çapkën i lagjes, se nuk të shkon.

Ne e duam përkrahjen tënde, jo analizat t'ua..

Respekt!

P.S. Kryeministri e ka marrë vaksinën i pari, po dihet pse.

Nuk është privilegj të të bije hise të marrësh përgjegjësi për jetën e krejt shqiptarë.

Se dikuj ilaçi mund t'i bëhet exhel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat