Analisti reagon ashpër pas seancës, ka disa fjalë për ata që nuk e votuan presidentin

Aktuale

Analisti reagon ashpër pas seancës, ka disa fjalë për ata që nuk e votuan presidentin

Nga: M.H. Më: 4 prill 2021 Në ora: 00:36
Kuvendi i Kosovës

Analisti politik, Krenar Shala në një reagim në facebok ka komentuar në lidhje me seancën e votimit për presidentin e vendit.

Shala flet së pari për PDK-në dhe AAK-në të cilat e tregojnë hapur që dëshirojnë diçka material për ta votuar presidentin, përcjell “Bota sot”.

Duke mos mjaftuar me këto dy parti, analisti prek edhe treshen e LDK-së e cila nuk e votuan presidentin por vetëm qëndruan në sallë, e që sipas Shalës kanë ardhur për mëditje apo nuk kanë pasur me kë të rrin në shtëpi.

Më tej, analisti shprehët I revoltuar me të gjithë sepse sipas tij nëse do të ishte votuar Thaçi atëherë të gjithë do të kishit votuar.

Postimi i plotë

PDK-ja me AAK-në po thojnë që e doni zgjedhjen e presidentit, duheni me na bo naj favor material. Se na qeshtu jena të msum. Tek e fundit, për qesi sene kena luftu. Përndryshe, nuk e bojmë kuorumin po thojnë. Po zgjedhje s'po dojmë se digjemi, po thojnë. Ndërkaq, kjo treshja e LDK-së që nuk votun por erdhën në sallë (ose për mëditje ose sepse s'kanë pasë me konë me nejt, te shpia nuk ju ka nejt, t'shkojmë t'rrijmë bile me dosta në sallë) nuk e kanë problem tu e ditë që osht hera e fundit që bohen deputet. Veq jonë paraprakisht të pregetitun psiqikisht. Po m'vjen inati bre nonën se t'ish konë puna me e votu Hashimin, turr kishin bo cilli po e voton i pari, madje edhe kishin garu se cili me ja puthë i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat