​Cilët deputetë po marrin pjesë në seancën për presidentin

Aktuale

​Cilët deputetë po marrin pjesë në seancën për presidentin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:15
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka konstatuar të mbyllur procesin e votimit për përsëritjen e raundit të dytë për të votuar për zgjedhjen e presidentit.

Në sallë plenare ku po mbahet seanca janë aktualisht 84 deputetë të pranishëm janë të gjithë deputet e LVV, LDK, ndërsa në sallë ndodhen edhe deputetët e pakicave jo serbe përfshirë edhe deputetin Adem Hoxha dhe Fadil Gashi të cilën nuk ishin te pranishëm në seancën e djeshme.

Ndërsa, në sallë ndodhet edhe Albena Reshitaj nga AAK nga i cili subjekt nuk po merr pjesë asnjë deputet tjetër. As nga PDK nuk ka të pranishëm në sallë. E përkundër që ishin prezent, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj treshja e LDK-së nuk kanë marr pjesë në votim edhe pse janë në sallë të pranishëm.

Kujtojmë se këtë seancë e kanë bojkotuar deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat