Deklarata që çoi në “këmbë” Serbinë, ish-ambasadori holandez ka disa fjalë ambasadorin gjerman

Aktuale

Deklarata që çoi në “këmbë” Serbinë, ish-ambasadori holandez ka disa fjalë ambasadorin gjerman

Nga: A.Zh Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:32
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, i ka dal në mbështetje ambasadorit gjerman në Serbi Thomas Schieb, për deklaratën e tij se bombardimet e NATO-s më 1999 ishin për të parandaluar gjenocidin serb në Kosovë.

Bosch ka komplimentuar Schieb, duke thënë se ai ka deklaruar vetëm të vërtetën për luftën në Kosovë, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur histerike reagimet e zyrtarëve serbë në lidhje me këtë çështje.

“Komplimente dhe mbështetje për ambasadorin gjerman në Serbi Thomas Schieb, i cili deklaroi jo më shumë se të vërtetën për fillimin e luftës në 1999 në Kosovë. Reagimet e disa zyrtarëve serbë nuk mund të kualifikohen përveç histerike”, ka shkruar Bosch në një postim në Facebook.

Ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin, ka reaguar sot duke e quajtur të pahijshme deklaratën e ambasadorit gjerman Thomas Schieb rreth domosdoshmërisë së ndërhyrjes së ndalimit të katastrofës humanitare edhe gjenocidit në Kosovë.

Sipas tij, një deklaratë e tillë nuk i ka hije ambasadorit gjerman.

Edhe kryetari i qeverisë krahinore të Vojvodinës Igor Miroviç, vlerësoi se deklarata e ambasadorit gjerman për bombardimet e SRJ në vitin 1999 është skandaloze dhe jo diplomatike, shkruajnë mediet serbe.

“Kjo deklaratë nuk i bën nder një ambasadori dhe ndaj saj duhet patjetër Serbia të reagojë në harmoni me parimet dhe konventat përkatëse”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat