Krasniqi: Sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi do ta prisnin e përcjellnin me lot

Aktuale

Krasniqi: Sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi do ta prisnin e përcjellnin me lot

Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:57
Hoxha Shefqet Krasniqi 

Hoxha Shefqet Krasniqi ka thënë se sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi do ta prisnin e përcjellnin me lot.

Krasniqi po ashtu tha se përmes agjërimit, Allahu nuk do me na rëndu por do me na ngrit lartë.

“Allahu i madhëruar nuk do me na rëndu por don me na sprovu don me na ngrit lart. Sikur ta dinin njerëzit cfarë vlere ka agjërimi pasha t’madhin Zot do e kishin prit me lot gëzimi dhe do e kishin përcjellë me lot të mërzisë që po shkon.

Sikur ta kishin dit njerëzit cfarë shpërblimi ka prej agjërimit, sa dush para me i dhanë vec mate sa ki peshë qaq pare po t’i mati ndaq florinj nuk e prish një ditë. Për atë Pejgamberi ka thënë agjëruesi ka dy gëzime. Kur bën iftar e ka gëzimin: O Zot, qelën sytë, gëzohet që e qojë edhe një ditë në vend për hatër të Zotit dhe gëzimin e dytë e ka kur del para Zotit në ditën e kiametit”, tha Krasniqi në NIN.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat