Vlora Çitaku reagon ndaj hoxhës Shefqet Krasniqit, ja çfarë i përkujton

Aktuale

Vlora Çitaku reagon ndaj hoxhës Shefqet Krasniqit, ja çfarë i përkujton

Nga: N.Sh Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:26
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj hoxhës Shefqet Krasniqit.

Sonte në një emision televiziv, Krasniqi derisa është pyetur për se a ka diskriminim në fe për gratë thotë se ‘oda’ për shembull ‘është për burra’.

‘Në fe nuk ka diskriminim, oda o vëlla është për burra, unë sun e nxa vendin e grave as gratë sun e nxajnë vendin e burrave. Kuzhina është për gra, jo vallahi nuk është për burra, kush gatunë në shpi tane?’, ka thënë ai.

Kjo deklaratë bëri që ish-ambasadorja Çitaku të reagon ndaj imamit e cila thotë se është mirë dikush me ia ka përkujtua hoxhës Shotën dhe Xhevë Lladrovcin.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se kuzhinieri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.

Postimi i plotë:

Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.

Sa për kuzhinë, kuzhineri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.

Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore.

#Kosova #Gratë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat