U shtrinë në QKUK pas infektimit me Covid, flet Milazim Krasniqi – kjo është kërkesa e tij në këto momente

Aktuale

U shtrinë në QKUK pas infektimit me Covid, flet Milazim Krasniqi – kjo është kërkesa e tij në këto momente

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:54
Milazim dhe Hebibe Krasniqi

Tashmë po bëhen disa ditë që bashkë me bashkëshorten e tij po përballen me Covid 19.

Profesori universitar Milazim Krasniqi, së bashku me bashkëshorten e tij, tashmë janë të shtrirë në QKUK ku po trajtohen pas infektimit me Covid.

Gjendja e tyre shëndetësore është akoma e rëndë, por stabile.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që mos t’i telefonojnë pasi që nga gjendja në të cilën janë nuk mund të përgjigjen.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të lutën për të.

“Miq të respektuar, gjendja shëndetësore e Edibes dhe e imja vazhdon të jetë e rëndë, por stabile. U falënderojmë nga zemra për interesimin tuaj të madh. Edhe në këtë siklet ndihemi të bekuar me miqësinë dhe respektin tuaj. Vazhdoni të bëni dua e lutje për ne! Mos na telefononi, sepse gjendja që kemi nuk na jep mundësi të përgjigjemi. Kërkojmë mirëkuptim!”, ka shkruar ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat