Kryeziu: Deri tani dialogu është trajtuar me prioritet, por jo me seriozitet

Aktuale

Kryeziu: Deri tani dialogu është trajtuar me prioritet, por jo me seriozitet

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:29
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket prioriteteve në raport me dialogun me Serbinë.

“Prioriteti kryesorë vazhdon të mbetet sigurimi i vaksinave dhe luftimi i pandemisë. Ne nuk jemi kundër dialogut. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë dhe me parime, me kornizë të përcaktuar paraprakisht ashtu që të dihen synimet e këtij procesi”, deklaroi Kryeziu.

Ai thotë se është e pritshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të kërkojnë dialog.

“Është brenda përgjegjësive të tyre që të kërkojnë vazhdimin e dialogut. Qeveria e Kosovës është e gatshme që të mbrojë interesat e shtetit të dialog”, tha ai.

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se në të gjitha letër urimet që kanë ardhur nga jashtë, prioritet ishte pandemia, reformat në drejtësi, reformat e integrimeve evropiane.

Sipas tij në këto letra është përmendur edhe dialogu por jo me ndonjë peshë të madhe.

“Kanë rëndësi paragrafët se ku përmendet dialogu”.

Kryeziu thotë se kjo qeveri e ka dialogun me seriozitet për dallim nga qeveritë tjera.

“Qeveria është duke ja dhënë seriozitetin e nevojshëm trajtimit të dialogut. Deri më tani dialogu vazhdimisht është trajtuar me prioritet por jo me seriozitet”, tha ndër të tjera Përparim Kryeziu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat