Më 26 prill mbahet seancë në Kuvend për vaksinat

Aktuale

Më 26 prill mbahet seancë në Kuvend për vaksinat

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:27
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

(E plotësuar 12:13) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën e ardhshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jenë aty për të dhënë sqarime për qytetarët rreth gjendjes së vaksinave kundër COVID-19.

Tahiri ka thënë se partia e tij e ka shprehur mllefin dhe pakënaqësinë për vonesën e sigurimit të vaksinave nga institucionet kosovare.

“Nuk po shohim angazhim më serioz siç po shohim në rajon. Jemi të fundit në Europë për sigurimin e vaksinave për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm”.

***

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e radhës të martën.

Në rend dite për këtë mbledhje janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme, përgatitjet për seancë të re plenare dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat