I hapet rruga marrëveshjes 2.8 milionë euro për në Kosovë

Aktuale

I hapet rruga marrëveshjes 2.8 milionë euro për në Kosovë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:44
Arbërie Nagavci

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua edhe propozim vendimi për marrjen e autorizimit nga presidentja e vendit, për lidhjen e marrëveshjes për financimin dhe zbatimin e këtij projekti, ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkëncës, Teknologjisë dhe Inovaconit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ADA.

Lajmin e bëri  të ditur ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci e cila me anë të një postimi tha se sot Qeveria i hapi rrugë Marrëveshjes Ndërkombëtare HERAS plus.

"Projekti HERAS plus/ Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat Aplikative në Kosovë do ta mbështesë MASHTI-n, në politikat për Arsim të Lartë, hulumtim dhe inovacion, Agjencinë e Kosovës për Akreditim si dhe Institucionet Publike të Aarsimit të Lartë në Kosovë.

MASHTI do të sigurojë financimin në një shumë maksimale prej 300 mijë euro kurse Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA, është pajtuar që ta bashkëfinancojë projektin në një shumë maksimale prej 2 milion e 500 mijë eurove", ka shkruar Nagavci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat