Profesori i Parisit ndez alarmin për Albin Kurtin: Qytetarët kanë nevojë të dinë çka po ndodh

Aktuale

Profesori i Parisit ndez alarmin për Albin Kurtin: Qytetarët kanë nevojë të dinë çka po ndodh

Nga: P.R Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:01
Albin Kurti

Profesori universitar i Parisit, Valon Murtezaj, përmes një postimi në facebook i është drejtuar me një mesazh Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, pasi së fundi kanë filluar të qarkullojnë shumë ‘non-papers’ lidhur me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qytetarët Republikës së Kosovës, kanë nevojë të dijnë çka po ndodh, cila është platforma, përveç Kryeministrit, kush tjetër është ekipi, cila është përvoja dhe dituria në negociata ndërkombëtare, dhe cilat janë limitet e koncesioneve”, shkruan Murtezaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Pandemia e ‘non-papers’.

Në këtë kohë kur dokumentet pa autorësi, të njohura si “non-paper”, po përshfaqen gjithandej dhe gjithçfare, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të tregojë lidership, të duket, dhe të marr përgjegjësitë duke shpalosur platformën për dialog.

Qeveria duhet të tregohet faktor i vendim-marrjes për Kosovën dhe popullin e saj dhe mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës.

Qytetarët Republikës së Kosovës, kanë nevojë të dijnë çka po ndodh, cila është platforma, përveç Kryeministrit, kush tjetër është ekipi, cila është përvoja dhe dituria në negociata ndërkombëtare, dhe cilat janë limitet e koncesioneve.

Është për t'u vlerësuar qartësia e shprehur shpejt nga qeveritë e Gjermanisë dhe Francës, përmes ambasadave të tyre në Kosovë, duke mohuar të jenë origjinë dhe autorë të dokumentit të bërë publik dje dhe sot.

Si të këtilla, këto non-papers, janë në kundërshtim me interesat nacionale të Kosovës, prandaj janë të refuzueshme dhe të papranueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat