Ishte në aeroplan, kush e telefonoi Pacollin në ditën e votimit të Presidentes dhe ia ndërpreu udhëtimin?

Aktuale

Ishte në aeroplan, kush e telefonoi Pacollin në ditën e votimit të Presidentes dhe ia ndërpreu udhëtimin?

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:46
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, që njëherësh është deputet i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se në ditën e parë kur është votuar Presidentja, ishte duke udhëtuar nga Stambolli dhe derisa ishte brenda në aeroplan kishte marrë një telefonatë nga Kabineti i Presidentes gjë që bëri të zbriste nga aeroplani dhe të kthehej në Prishtinë.

Ai thotë se këtë veprim e ka bërë që ta ndihmojë Kosovën që të ketë institucionet e veta.

Pacolli ka thënë se ka arritur të sigurojë votën e një deputeti për Presidenten.

“Ishte momenti që fillonin “Pashkët”, fëmijët e mijë kishin një javë pushim dhe u pata premtuar atyre që do të shkonim në pushim diku dhe unë u nisa me qëllim që t’i dërgoj në vend ku duhet dhe të kthehem. Mirëpo, duke hipur në Aeroplan në Stamboll, vajza vinte prej një drejtimi tjetër, tre fëmijët tjerë vinin prej Zvicrës dhe ne u bëmë bashkë. Kam qenë duke u ulur në aeroplan dhe më erdhi një telefonatë dhe thotë që seanca do të fillon në ora 18:00, atëherë ishte ora 15:30, më telefonuan prej Kabinetit të Presidentes. Unë e dija se prezenca është shumë me rëndësi dhe unë vetëm ju kam thënë pilotëve shkoni pa mua. Unë dmth i kam lënë fëmijët e mijë ashtu nën moshën 18 vjeç me shku vet”, ka thënë Pacolli.

Ai tutje ka treguar se në atë seancë ka munguar edhe një votë për Presidenten dhe ai personalisht e ka “lutur” dikë që t’ia jap votën.

“E pash se është e pa ekzekutueshme në atë mënyrë, unë e luta dikën që ta sigurojë një votë. Unë gjithë kohën kam qenë në kontakt me Presidenten Osmani  dhe me z.Kurtin dhe diku ka ora 15:00 është siguruar vota”, tha ai.

E kur u pyet se e kujt ishte ajo votë, ai nuk deshi ta bëjë publik emrin e deputetit?

“Nuk ka qenë vota e Albena Reshitaj”, tha Pacolli.

Gazetarja:  A ka qenë Adem Hoxha?

“Nëse bon mos me fol me emra për arsye se më duket pak si arrogante nga ana ime me përmend emra tash. Kontributi im ka qenë evident, unë diku deri në ora 04:00 kam qenë zgjuar dhe unë në fillim të seancës kam qenë i sigurt se Presidentja do të zgjidhet”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat