A e dini pse ndërtesa e Qeverisë së Kosovës duket si e vendosur mbrapsht?

Aktuale

A e dini pse ndërtesa e Qeverisë së Kosovës duket si e vendosur mbrapsht?

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:20
Qeveria e Kosovës

Duke folur për qëndrueshmërinë e objekteve më të vjetra në Kosovë, e që i rezistuan edhe bombardimeve në luftë, arkitekti Arbër Sadiki ka dhënë disa detaje të veçanta për objektin që shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës.

Për objektin që në popull vazhdimisht thuhet se “është i vendosur mbrapsht”, Sadiki ka prezantuar një makete të projektit me të cilin shihej se ky objekt nuk ka qenë i përfunduar sipas planit fillestar. Në vitet e ’70-a, kur edhe ishte ndërtuar, fillimisht ishte planifikuar të vendosej edhe një kullë tjetër, veçse e rrotulluar me kahe tjetër.

“Për ndërtesat e viteve të ‘70-a, konkretisht u projektua më 1974, ndërtimi më ‘75-n, ndërsa ka përfunduar më 1978. Ka qenë kohë e lulëzimit ekonomik. Si rrjedhojë ka pas për ndërtesa të reja, kategori që lidh direkt me zhvillimin ekonomik. Kjo ka qenë fillimisht për Bankën e Kosovës. Megjithatë, nuk është e përfunduar tërësisht. Ka qenë e paraparë të vendoset një kullë tjetër veçse e rrotulluar me shkallë nga pjesa veriore. Ishin paraparë dy kulla që shohin për njëra-tjetrën. S’është e vendosur mbrapsht, por ajo kulla tjetër s’është ndërtuar kurrë”, ka thënë ai për emisionin Sot.

Sa i përket dëmeve që ka pësuar si pasojë e bombardimeve të NATO-s, Sadiki ka thënë se ka parë se ka pasur goxha dëme. Ai ka thënë se ndërtimet në atë kohë kanë ndjekur protokollet e konstruktimit në mënyrë të rregullt e se ka pasur kontroll rigoroze.

Ka kërkuar që në vend të ruhet shtresa arkitektonike e kohës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat