Sulmi me armë zjarri në Zubin Potok, reagon edhe ministri Sveçla: Kërkoj nga Policia që ky rast të hetohet sa më parë

Aktuale

Sulmi me armë zjarri në Zubin Potok, reagon edhe ministri Sveçla: Kërkoj nga Policia që ky rast të hetohet sa më parë

Nga: A.SH Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:44
Xhelal Sveçla

Grupi i atletëve nga Kosova “Kosovo Mountain Club” sot gjatë ecjes së tyre janë sulmuar me armë nga persona të panjohur në fshatin Kopilicë të Zubin Potokut.

Për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se, ka kërkuar nga Drejtori i Policisë së Kosovës që ky rast të hetohet sa më parë.

“Forcimi i rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit është synimi kryesor i yni. Këtë mendojmë ta adresojmë përmes dy drejtimeve: së pari duke luftuar krimin dhe kontrabandën në atë pjesë të vendit dhe së dyti duke rritur bashkëpunimin me qytetarët tanë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke biseduar për shqetësimet e tyre të sigurisë, si dhe duke i adresuar ato”, ka shruar Sveçla në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot grupi i atletëve kosovar i organizuar nga “Kosovo Mountain Club” gjatë ecjes se tyre jane sulmuar me armë nga persona të panjohur në fshatin Kopilicë të Zubin Potokut. Fatmirësisht nuk kemi të vrarë apo të plagosur.

Me t'u njoftuar për ngjarjen, kam kërkuar nga Drejtori i Policisë së Kosovës që ky rast të hetohet sa më parë. Ky incident dhe të tjerët si ky, na tregojnë që sundimit i ligjit dhe gjendja e sigurisë publike në komunat Veriore të vendit si: Mitrovica Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk është në nivel të kënaqshëm.

Forcimi i rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit është synimi kryesor i yni. Këtë mendojmë ta adresojmë përmes dy drejtimeve: së pari duke luftuar krimin dhe kontrabandën në atë pjesë të vendit dhe së dyti duke rritur bashkëpunimin me qytetarët tanë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke biseduar për shqetësimet e tyre të sigurisë, si dhe duke i adresuar ato.

Do të kërkoj nga Policia e Kosovës rezultate konkrete drejt përmirësimit të situatës së sigurisë publike në veriun e vendit në mënyrë që të gjitha aktivitetet nga qytetarët e Republikës së Kosovës të zhvillohen pa incidente të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat