​Tërnava: Namazin e Fitër Bajramit do ta falim në xhami, por bëni kujdes nga COVID-19

Aktuale

​Tërnava: Namazin e Fitër Bajramit do ta falim në xhami, por bëni kujdes nga COVID-19

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:09
Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava në vigjilje të festës së Fitër Bajramit i’u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj COVID-19 në vizitat tradicionale të kësaj feste.

Duke uruar festën e Fitër Bajramit, kryemifitu tha se muaji ramazan ka bartur momente të sakrificës dhe përkushtimit për myslimanët.

Tërnava: Do ta falim Fitër Bajramin në xhami, por kujdes se virusi ende është në mesin tonë

“Edhe këtë ramazan po e presim të përballur me pandeminë Covid 19 e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet. Në këtë natë të madhe dhe vigjilje të festës se Fitër Bajramit kujtojmë të gjithë ata që kaluan në rahmet duke u lutur krijuesin që ti marrë në mëshirën e tij. Ndërsa të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë. Ne nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë tona për ta falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë. Andaj për ta ruajtur vetëm dhe shëndetin publik ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të bajramit. Në xhami do të jemi duke respektuar protokollet anti-Covid dhe për ta falur vetëm namazin e Fitër Bajramit. Ju ftojë që të bëni kujdes edhe në vizitat tradicionale të Bajramit”, tha ai.

Përmes një konference për medie, Tërnava duke dhënë mesazhin e tij, tha se festa e Fitër Bajramit si asnjë festë tjetër sjell gëzim, ngrohtësi dhe qetësi shpirtërore për të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Tërnava: Muaji ramazan në vete ka bartur momente dhe ibadete të veçanta

“Muaji ramazan në vete ka bartur momente dhe ibadete të veçanta të cilat na kanë shoqëruar duke na shoqëruar dhe fisnikëruar me nimet e iftarit, syfyrit dhe namazit të teravive, lutjet dhe duatë si dhe veprat e hairit që bëhen vetëm për krijuesin[...]Pas një muaji agjerimi, sakrifice dhe përkushtimi nesër myslimanët festojnë festën e Fitër Bajramit të bindur që kanë kryet një nga kushtet që ka obliguar zoti i madhëruar dhe për të cilin ka premtuar që ai do të shpërblej me shpërblim të veçantë. Vëllezër dhe motra festa e Fitër Bajramit edhe te ne është ndër festat me të dashura të popullit tonë. Festa e Bajramit si asnjë festë tjetër sjell gëzim, ngrohtësi dhe qetësi shpirtërore për të gjitha kategoritë e shoqërisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat