​Kurti uron Fitër Bajramin: Le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët

Aktuale

​Kurti uron Fitër Bajramin: Le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët

Nga: A.SH Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:37
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajrami.

Ai përmes një postimi ka thënë se, mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

"Në mesin e begative të festës së Bajramit le t'i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit", ka shkruar Kurti.

Postimi në Facebook:

Me fat Fitër Bajrami!

Në mesin e begative të festës së Bajramit le t'i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.

Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.

Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat