Departamenti Amerikan i Shtetit: Ministria e Arsimit në Kosovë po iu bën padrejtësi komunitetit mysliman

Aktuale

Departamenti Amerikan i Shtetit: Ministria e Arsimit në Kosovë po iu bën padrejtësi komunitetit mysliman

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Imami Labinot Maliqi ka publikuar një pjesë të raportit të Departamentit Amerikan për Liritë Fetare, ku dokumentohet gjendja e lirive fetare në afro 200 shtete.

Sipas këtij raporti, Ministria e Arsimit në Kosovë po vazhdon të bëj padrejtësi ndaj komunitetit mysliman.

Maliqi shkruan se në raport thuhet se është e kundërligjshme që të ndalohet bartja e shamive në ambientet shkollore.

Postimi i plotë nga Labinot Maliqi:

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar Raportin Ndërkombëtar për Liritë Fetare, e cila dokumenton gjendjen e lirive fetare në afro 200 shtete.Në pjesën për Kosovën, raporti e përmend përsëri padrejtësinë e madhe që vazhdon t’i bëhet komunitetit musliman në Kosovë më shumë se një dekad nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një qarkoreje administrative e cila në mënyrë të kundërligjshme e ndalon bartjen e shamisë në ambientet shkollore. Kjo ndalesë bije ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Organizata që unë drejtoj, ”Kosovo Center for Peace”, ka hetuar nga afër shumicën e rasteve të vajzave që ju është ndaluar hyrja në shkolla për shkak të bartjes së shamisë, dhe fatmirësisht kemi ndikuar që të prapësohen vendimet e marra nga drejtorët e disa shkollave dhe drejtorive komunale të arsimit nëpër disa komuna të Kosovës.E falënderoj përzemërsisht Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit, për mbështetjen e vazhdueshme që i bëjnë komunitetit tonë, veçmas në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat