Zyrtari i LDK-së i përgjigjet deputetes së VV-së: Kurti nuk do ta ketë guximin të merret seriozisht me dialogun

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i përgjigjet deputetes së VV-së: Kurti nuk do ta ketë guximin të merret seriozisht me dialogun

Nga: N. H Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:53
Albin Kurti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila tha se nuk mund të flasim për datë për dialogun pa pasur një koordinim të brendshëm fillestar.

E, Gecaj lidhur me këtë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ky është një sinjal se kryeministri Albin Kurti nuk do ta ketë guximin të merret seriozisht me dialogun as këtë herë.

Ja shkrimi i Gecajt:

Fitore Pacolli-Dalipi: “ .... nuk mund të flasim për datë [për dialogun] pa pasur një koordinim të brendshëm fillestar ...”!

A është ky një sinjal brengosës që ky kryeministër nuk do ta ketë guximin të merret seriozisht me dialogun as këtë herë ... më herët ishin “thikat mbi harta” e tani mungesa e koordinimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat