U përmend emri i tij se do të jetë pjesë e dialogut, lajmërohet Skënder Hyseni: Kjo është e vërteta, hedh kritika për Albin Kurtin

Aktuale

U përmend emri i tij se do të jetë pjesë e dialogut, lajmërohet Skënder Hyseni: Kjo është e vërteta, hedh kritika për Albin Kurtin

Nga: N. H Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:34
Albin Kurti dhe Skender Hyseni

U raportua mbrëmë se pjesë e dialogut në Qeverinë “Kurti 2” do të jetë edhe ish-ministri Skënder Hyseni, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Hyseni ka demantuar lajmin, duke thënë se nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

“Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tone”, shkruan Hyseni në Facebook.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Sqarim:

Mbrëmë dhe sot, pata presion të madh nga mediat për t’u deklaruar rreth spekulimeve sipas të cilave unë paskam pranuar dhe qenkam “pjesë e dialogut në Qverinë Kurti-2”. Spekulim i pastër!

Duke e vlerësuar kureshtjen legjitime të medias, këtu po jap sqarimin tim për të gjithë. Unë nuk jam pjesë e ekipit dhe nuk kam pranuar as ftesë. Për më tepër, edhe po të kishte një ftesë të tillë, përgjigja ime është e prerë. JO! Nuk jam dhe nuk dua të jem pjesë e asnjë ekipi, sepse nuk besoj se Zoti Kurti është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër NJË i shtetit tonë. Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje për njohje urgjentisht. Pra! Ka shumë rëndësi çfarë flet Kurt. Ai thotë se dialogu nuk është prioriteti i tij!!! Duket se preferohet zvarritja dhe status-quoja, që unë besoj janë gabime strategjike në dëm të Kosovës, sepse ky është realiteti. Gjithnjë jam angazhuar për konsensus të gjërë rreth çështjeve të interesit nacional. Besoj se partitë parlamentare duhet të gjejnë forcën dhe guximin të tejkalojnë lojërat e vogla politike dhe të bashkohen në dialog me Serbinë.

Zoti Kurti e ka mandatin dhe përgjegjësinë të ndërtojë konsensusin dhe të bëj dialogun. Për aq sa kam parë deri më tani, edhepse e ka mandatin e plotë, kam frikë se Zoti Kurti nuk ka as guxim e as kompetencë që të marr përgjegjësinë për dialogun.

Skënder Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat