Ish ambasadori në ShBA për shkarkimet: E pritshme, por kështu dëmtohet sistemi

Aktuale

Ish ambasadori në ShBA për shkarkimet: E pritshme, por kështu dëmtohet sistemi

Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:39
Avni Spahiu

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të mërkurën ka shkarkuar nga detyra 12 ambasadorë me argumentimin se janë të emëruar politikisht.

Ish-ambasadori i Kosvës në SHBA, Avni Spahiu, ka thënë se shkarkimi i tyre ka qenë i pritshëm megjithatë ai ka vlerësuar se në këtë mënyrë mund të dëmtohet sistemi.

“Ka qenë e pritshme, por nuk është mirë të bëhet menjëherë, nuk është e zakonshme sepse mund të dëmtohet sistemi, ndërrimi i ambasadorëve politik apo partiak nuk është diçka e pazakontë. Me ndërrimin e Qeverisë ndërrohen edhe ata, por mënyra që të ndërrohen të gjithë përnjëherë nuk është në rregull”, tha ai.

“Ajo duhet të mbështetet në ligj, ligji thotë se 50 % duhet të jenë profesional dhe 50 % politikë. Në fillim të krijimit të shërbimit diplomatik ka qenë 70 me 30, por më vonë është ndryshuar në 50 me 50, ligji i ri që po përgatitët është kthimi i ligjit 70 me 30, kështu që d.m.th. nëse ia jep ligji të drejtën nuk ka problem, por më shumë preferohet që më shumë të jenë profesional se sa partiak sepse mund të ndodhemi në situata që jemi tash që Qeveria t’i largon të gjithë partiakët dhe kështu dëmtohet shërbimi diplomatik”, tha tutje ai.

Ai ka folur edhe për punën që kanë bërë ambasadorët e shkarkuar deri më tani.

Spahiu tha se shumica e ambasadorëve kanë bërë punë të mirë, por ata janë shkarkuar për shkak të përkatësisht së tyre politike.

“Nuk ka diçka ndonjë skandal apo diçka që kanë bërë ata kanë bërë një punë normal dikush ka bërë punë më të mirë, nuk është çështja se këta kanë qenë të dobët por është fakti i përkatësisht se tyre politik”, tha ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat