“Rambo i Gllogjanit patriot me fjalë dhe i pasuruar jashtëligjshëm, dëshiron kriminelët e luftës të drejtojnë vendin”

Aktuale

“Rambo i Gllogjanit patriot me fjalë dhe i pasuruar jashtëligjshëm, dëshiron kriminelët e luftës të drejtojnë vendin”

Nga: N.Sh Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:41
Ramush Haradinaj

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Imeri përmes një shkrimi në Facebook, Haradinajn e quan Rambo të Gllogjani i cili, sipas tyre, është pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme.

Kjo familje, tutje shkruan se ai dëshiron që kriminelët e luftës të udhëheqëin me vendin.

Familja Imeri thotë se vetëm dy liderë kanë shqiptarët që mund të krenohen, e ata sipas tyre janë, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Dy liderë i kanë shqiptarët që mund të krenohemi:

Kryeministri: Albin Kurti

Presidentja:  Vjosa Osmani.

Politikanët tjerë janë si Rambo i Gllogjanit, patriota me fjalë, kuptohet të pasuruar në mënyrë të paligjshme.

ama kanë edhe një behane nuk e dojnë drejtësinë i dojnë kriminelet e luftës të drejtojnë vendin,

pse këtë e dine Ramboja një ditë do të na sqarojë këtë 'enigmë'...

kjo thotë mjaft se ka  dëshiron protagonisti i partiqkes  ta dërgojë Kosovën nëse mundet.

Por ja qe Ramboja nuk ka kaçik të bëjë një gjë të tillë, përveç të na rrëfejë ndonjë kopalle të stilit të kamishit.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat