Gërxhaliu: Nuk është etike e kombëtare të shohësh shqiptarët e Kosovës duke pritur në rend për t’i marrë 100 euro nga Serbia

Aktuale

Gërxhaliu: Nuk është etike e kombëtare të shohësh shqiptarët e Kosovës duke pritur në rend për t’i marrë 100 euro nga Serbia

Më: 25 maj 2021 Në ora: 01:04
Ekonomisti, Safet Gërxhaliu

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, ka thënë që nuk është etike, kombëtare e as patriotike që të shohësh qytetarët duke pritur për ndihma prej 100-200 eurosh nga Serbia.

Ai ka thënë që ka dëshmi që ka qytetarë që e kanë bërë një veprim të tillë, e që gazetarët kanë mundur ta dokumentojnë.

“Nuk është etike dhe nuk është kombëtare dhe patriotike të shohësh qytetarët duke pritur në rend për t’i marrë 100 euro nga Serbia”, ka thënë ai.

“Por ndoshta edhe kjo është një mesazh që duhet qeveria të zgjohet nga politizimi dhe të bëjë më tepër qytetarët”.

Gërxhaliu pos pakove të ndihmave nga Serbia që po i marrin disa qytetarët, po e sheh shqetësuese edhe vaksinimin e një numri qytetarëve në Serbi.

“Paramendon sa ka qytetarë nga Kosova që janë vaksinuar qoftë në Nish, qoftë në Novi Sad, qoftë në Novi Pazar”.

“Çka nëse nesër do të kemi vaksina për 1 milion e gjysmë qytetarëve nga Kosova dhe në fund del që 200 mijë apo një pjesë e tyre dërrmuese janë të vaksinuar?”

“Andaj është një situatë që kërkon përgjegjësi, që kërkon transparencë, por mbi të gjitha kërkon sundim të rendit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat