Alma Lama paralajmëron Donika Gërvallën për emërimet e ambasadorëve

Aktuale

Alma Lama paralajmëron Donika Gërvallën për emërimet e ambasadorëve

Nga: N. H Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:07
Donika Gërvalla

Ish-diplomatja, deputetja e gazetarja, Alma Lama, është përfshirë në debatin e hapur së fundmi lidhur me shkarkimet e ambasadorëve.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka thënë se në Shërbimin e Jashtëm minimum 50 për qind e ambasadorëve do të jenë diplomatë të karrierës.

Lama përmes një shkrimi ka paralajmëruar kryediplomaten Gërvallën se në rast se emëron ambasadorë njerëz që janë miq të ministrave etj, por pa asnjë njohuri diplomatike e profesionale, nuk mund te flasim për reforma.

Ja shkrimi i saj:

Image
Alma Lama

Nëse Qeveria e Kosovës emëron ambasadorë njerëz që janë miq të ministrave etj, por pa asnjë njohuri diplomatike e profesionale, nuk mund te flasim për REFORMË në shërbimin e jashtëm, por përsëritje të praktikave të paraardhësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat