“Shumë ngjarje do të ndodhin”/ Çka po paralajmëron deputetja e VV-së?

Aktuale

“Shumë ngjarje do të ndodhin”/ Çka po paralajmëron deputetja e VV-së?

Nga: A.Zh Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:05
Drita Millaku dhe Albin Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ajo e ka quajtur të vonshëm shkarkimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por ka thënë se për Qeverinë Kurti, që nga fillimi ishte i gabuar.

Teksa ka theksuar se vendi po hyn në fazën e vaksinimit masiv, Millaku ka paralajmëruar se shumë ngjarje të mira do të ndodhin, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Bordi i privatizimit u shkarkua. AKP po shuhet. Vonë, por për ne që nga fillimi ka qenë e gabuar. Vetëm dje kanë ardhur 100 620 vaksina dhe po hyjmë në fazën e vaksinimit masiv.

Shumë punë të mira po bëhen. Ky është rezultat i mbështetjes së madhe popullore për Lëvizjen tonë. Besimi po kthehet me punë.

Shumë ngjarje të mira do të ndodhin, shumë rezultate të angazhimit do të korrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat