​QKUK kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë terminet në ambulanca specialistike

Aktuale

​QKUK kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë terminet në ambulanca specialistike

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 10:36
QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë terminët në ambulancat specialistike.

Nëpërmjet një njoftimi nga ShSKUK thuhet se edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme qytetarët sërish po i’u drejtohen ambulancave pa termine paraprake.

“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme për respektim e termimeve të caktuara për kontrolle mjekësore në ambulanca specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një numër i madh i pacientëve është drejtuar sërish në ambulanca, pa termine paraprake, duke mbingarkuar hapësirat e këtyre ambulancave specialistike. QKUK kërkon, sërish, nga të gjithë qytetarët të ju përmbahen orareve dhe termineve të caktuara për kontrolle në ambulancat specialistike dhe të mos grumbullohen përnjeherë në mëngjes për të marrë shërbimet specialistike.

Paraqitja në ambulancat specialistike të bëhet, sipas orareve të përcaktuara më herët. SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat