Kosova gati për mërgimtarët, fluks i madh i udhëtarëve në ardhje pritet gjatë këtyre tre muajve

Aktuale

Kosova gati për mërgimtarët, fluks i madh i udhëtarëve në ardhje pritet gjatë këtyre tre muajve

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 22:15
Aeroporti i Prishtinës

Ka kaluar një vit e dy muaj që nga koha kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para të të infektuarve me COVID-19.

Si pasojë e përhapjes së këtij virusi deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 2 mijë e 243 qytetarë. Por situata pandemike nuk preku vetëm shëndetin e shumë prej qytetarëve, por u dëmtua dukshëm edhe ekonomia e vendit.

Si pasojë e këtij virusi humbje të mëdha pati edhe në kuadër të Aeroportit të Prishtinës.

Për dallim nga vitet e shkuara kur fluksi i mërgimtarëve në ardhje dhe në kthim ishte tejet i lartë, pandemia bëri që shifrat të ndryshojnë.

Numri i përgjithshëm i fluturimeve në kuadër të Aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’ gjatë periudhës janar-prill të vitit të kaluar pati ndryshime të mëdha.

Në janar të vitit 2020 u realizuan gjithsej 1 mijë e 368 fluturime e ngjashëm ishte dhe në shkurt me 1 mijë e 1134.

Por gjithçka ndryshoi nga muaji mars, kur fluturimet e realizuara ishin vetëm 640 duke rënë edhe më keq në muajin prill me vetëm 52 fluturime në vajtje ardhje në kuadër të këtij aeroporti.

Numri i udhëtarëve në kuadër të këtij aeroporti pati rënie të madhe.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara theksoi se në janar të vitit 2020 ishin gjithsej 183 mijë e 472 udhëtarë ndërsa në muajin prill të po këtij viti në kuadër të këtij aeroporti pati vetëm 2 mijë e 997 udhëtarë.

Por si qëndron situata në katër mujorin e parë të këtij viti.

Gara ka deklaruar se numri i fluturimeve në muajin janar ishte 1 mijë e 160 fluturime, apo 15.20% më pak.

“Në muajin shkurt pati 782 fluturime apo 31.04% më pak, në muajin mars pati vetëm 838 fluturime apo +30.04%, ndërsa në muajin prill pati gjithsej 740 fluturime”, tha ajo.

Gjithashtu u theksua se numri total i udhëtarëve në muajin janar ishte 134 mijë 204 ,96442 pasagjerë ishin në shkurt, ndërsa në muajin mars ishte 100.141 udhëtarë. Muajin që lamë pas apo saktësisht muajin prill në Aeroportin e Prishtinës ishin gjithsej 79.278 udhëtarë.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara bëri të ditur se tashmë ka fluks më të madh të udhëtarëve, krahasuar me muajt e kaluar.

“Po, ne kemi fluks më të madh të udhëtarëve se sa në muajt paraprak.Numrin më të madh të udhëtarëve në arritje e kemi gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht. Duke patur parasysh se vitin e kaluar nuk kemi pasur fare fluturime (përveç atyre të riatdhesimit , ushtarake dhe fluturime mjekësore), ne këtë vit presim më shumë fluturime dhe udhëtarë se sa vitin e kaluar”, theksoi Gara.

Nga Aeroporti Adem Jashari kanë theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme si teknike ashtu edhe ato të burimeve njerëzore për të procesuar të gjithë udhëtarët dhe fluturimet gjatë sezonës verore.

Duhet përkujtuar se që nga fillimi i dhënies së vaksinës në shumë vende të botës kanë filluar edhe lehtësimet sa i përket udhëtimet.

Kësisoj edhe pse në Kosovë vazhdon që situata të jetë thuajse e njëjtë, por me rënie të numrit të të infektuarve shumë prej mërgimtarëve zgjedhin që të vijnë në vendlindje, edhe pse shpesh herë iu kërkua testimi PCR, e që të njëjtit nuk hezituan që ta kryejnë vetëm e vetëm që të arrijnë në shtetin e Kosovës.

Duhet përkujtuar që në tre muajt e verës është numër më i madh i mërgimtarëve të cilët zgjedhin që të vijnë pranë familjeve, qoftë përmes Aeroportit të Prishtinës, me autobusë apo edhe me vetura private nëpërmjet rrugëve tokësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat