Kurti pret në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të KEK-ut

Aktuale

Kurti pret në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të KEK-ut

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 13:29
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, pritën sot në takim bordin e përkohshëm të KEK-ut, të kryesuar nga Rrezarta Pllana dhe anëtarët e tjerë, Merita Kasapolli, Arbnor Pula, Bezad Halilaj, të votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë, mbajtur me 21 maj 2021. 

Bordi njoftoi në lidhje me sfidat dhe zhvillimet në këtë ndërmarrje, si dhe planet për përparimin e KEK-ut.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritet kryesore, derisa vëmendje e veçantë iu dha projektit për vendosjen e filterave ambientalë në termocentralin Kosova B. 

Kryeministri Kurti u shpreh se KEK-u është ndërmarrje shumë e rëndësishme, me rol e rëndësi jetike dhe strategjike për vendin, për çka do ta ketë kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat