Ironizon Nushi: Garë e ngushtë për rektor të UP-së mes Krenar Shalës dhe Bujar Dugollit

Aktuale

Ironizon Nushi: Garë e ngushtë për rektor të UP-së mes Krenar Shalës dhe Bujar Dugollit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:36
Bujar Dugolli dhe Krenar Shala

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi ka ironizuar me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj analistëve të cilët kanë përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje para dhe pas zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka thënë se pasi gruaja e analistit Xhevdet Pozhari u emërua në Universitetin e Pejës, sot edhe analisti Rron Gjinovci është emëruar në një komision nga Qeveria Kurti.

Më tutje, aktivisti i PSD’së ka ironizuar duke thënë se pritet emërimi i analistit Krenar Shala si rektor i Universitetit të Prishtinës, në garë të ngushtë me Bujar Dugollin.

Statusi i plotë:

Pas gruas se Xhevdet Pozharit qe u emrua ne universitetin e Pejes, sot edhe analisti tjeter i pushtetit  Rron Gjinovci qenka emeruar ne komisionin e Kurtit. Aty do te jete kolege me nipin e Besnik Bislimit.

Nga momenti ne moment pritet emerimi i Krenar Shales si rektor i UPse. Ne gare te ngushte me Bujar Dugollin.

Krejte keta kane mjele te gjitha pushtetet

Mjeles profesionalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat