“Kthimi i liderëve nga Haga” – këto janë ‘dhuratat’ që po i presin PDK-ja

Aktuale

“Kthimi i liderëve nga Haga” – këto janë ‘dhuratat’ që po i presin PDK-ja

Nga: A.Morina Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:16
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Profesori Blerim Latifi ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë Demokratike të Kosovë (PDK).

Sipas tij, pjesa dërmuese e atyre që sot i kanë pozitat e rëndësishme në PDK, nuk i kanë ato pozita si rezultat i punës së tyre individuale, por si dhurata politike nga liderët e partisë.

Madje, Latifi tha se ata nuk janë nuk janë të aftë për beteja të mëdha politike.

“Të veshur me pushtet në këtë mënyrë, ata nuk janë të aftë për beteja të mëdha politike, kështu që janë barrikaduar në pozicionet e dhuruara, në pritje të kthimit të liderëve nga Haga, kthim të cilin e mendojnë si ripërtrirje të dhuratave”, shkroi profesor Latifi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Si shpjegohet pagjakësia, përgjumja dhe pasiviteti politik i PDK-së?

Qe një arsye madhore: Pjesa dërmuese e atyre që sot i kanë pozitat e rëndësishme në PDK, nuk i kanë ato pozita si rezultat i punës së tyre individuale, por si dhurata politike nga liderët e partisë. Të veshur me pushtet në këtë mënyrë, ata nuk janë të aftë për beteja të mëdha politike, kështu që janë barrikaduar në pozicionet e dhuruara, në pritje të kthimit të liderëve nga Haga, kthim të cilin e mendojnë si ripërtrirje të dhuratave. Ky është thelbi i kotjes, i përgjumjes së tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat