Lajmërohet më në fund Geci, ja për cilët persona isha i padurueshëm: Për tradhtitë që ia kanë bërë vendit po...

Aktuale

Lajmërohet më në fund Geci, ja për cilët persona isha i padurueshëm: Për tradhtitë që ia kanë bërë vendit po...

Nga: N. H Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:49
Vëllezërit Geci:

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, është lajmëruar më në fund, pasi për rreth një muaj ishte bllokuar profili i tij në Facebook.

Geci shkruan se 30 ditë më parë oligarkët e PDK-së dhe ata të LDK-së, e kanë raportuar te administrata e Facebook-ut për kritikat e tij.

“Më kanë raportuar te administrata e FB për kritikat e mija e që ua bëja monstrumëve politik,shkrimet e mija për këta ‘qenefa’ ishin të padurueshme”, ka shkruar ai.

Mirëpo, ai paralajmëron se për tradhtitë dhe të ligat që ia kanë bërë këtij vendi, sot e pas 30 dite po ia fillon aty ku ka mbetur.

Ja shkrimi i tij:

30 ditë më parë oligarkët politik të partive politike e veçmas ata të PDK-së, me disa nga defatorët dhe tupangjitë e LDK-së, më kanë raportuar te administrata e FB për kritikat e mija e që ua bëja monstrumëve politik,shkrimet e mija për këta ‘qenefa’ ishin të padurueshme.

Nga ankesat e tyre administrata e Facebook mori masa duke me ndaluar për 30 ditë faqen time që të mos mundem ta shpreh mendimin tim dhe të 60% të qytetarëve për tradhtitë dhe të ligat që ia kanë bërë këtij vendi, sot e pas 30 dite po ia filloi aty ku kam mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat