​Sveçla takon homologun e tij slloven dhe atë maqedonas

Aktuale

​Sveçla takon homologun e tij slloven dhe atë maqedonas

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një takim me homologun e tij slloven Aleš Hojs dhe atë maqedonas Oliver Spasovski.

Këto takime Sveçla i zhvilloi në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e dhjetë të Ministrave të Brendshëm të Procesit të Brdos, i cili po mbahet në Slloveni, ku po diskutohet për menaxhimin e flukseve të migracionit.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Svecla:

Në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e dhjetë të Ministrave të Brendshëm të Procesit të Brdos, i cili po mbahet në Slloveni, zhvillova sot takime bilaterale me Ministrin e Punëve te Brendshme të Sllovenisë, z. Aleš Hojs dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, z. Oliver Spasovski.

Gjatë takimeve biseduam gjerësisht për marrëdhëniet e Kosovës me Slloveninë dhe me Maqedoninë e Veriut në fushën e sigurisë dhe fusha të tjera të ndërlidhura, për thellimin e bashkëpunimit si dhe për çështje konkrete në relacionet ndërmjet vendeve tona.

Falënderova homologët e dy vendeve për përkrahjen e deritashme duke shprehur njëkohësisht vullnetin e Republikës së Kosovës për avancim të raporteve në funksion të forcimit të sektorit të sigurisë dhe fushave tjera në interes të përbashkët.

Konferenca ministrore e këtij viti do t'i kushtohet diskutimit të menaxhimit të flukseve të migracionit, veçanërisht rreth mundësive për të azhurnuar sistemet ekzistuese dhe kapacitetet në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe parandalimi dhe hetimi i shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat