Ramush Haradinaj: Asnjë kryeminisër s’mund ta rrezikojë partneritetin me Amerikën

Aktuale

Ramush Haradinaj: Asnjë kryeminisër s’mund ta rrezikojë partneritetin me Amerikën

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:38
Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Washington juridikisht është e pavlerë.

E, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ta përgënjeshtrojë këtë deklaratë.

Kjo pasi që siç thotë Haradinaj, rrezikohet partneriteti strategjike me Amerikën, e që është jetik për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë!

Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën.

Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat