Abazi takim me homologun e tij nga Bosnja e Hercegovina

Aktuale

Abazi takim me homologun e tij nga Bosnja e Hercegovina

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:44
Haki Abazi

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvend të Kosovës, Haki Abazi, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Softic.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë përmes një postimi në Facebook.

Abazi ka thënë se me Softic diskutuan për zhvillimet rajonale.

“Diskutuam zhvillimet rajonale dhe mundësinë për intensifikim të marrëdhënieve përbrenda kornizave që karakterizojnë raportet fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, perspektivën Evropiane të rajonit dhe përmbushjen e kriterit për fqinjësi të mirë”, ka njoftuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat