I akuzuar për ngacmim seksual – zgjidhet dekan në Universitetin e Pejës

Aktuale

I akuzuar për ngacmim seksual – zgjidhet dekan në Universitetin e Pejës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 13:07
Avdullah Robaj

Avdullah Robaj, i dënuar për keqpërdorim të detyrës dhe i akuzuar për ngacmim seksual ka marr një post të rëndësishëm në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” në Fakultetin Juridik. Ai është bërë Dekan në këtë Fakultet.

Në mbledhjen e mbajtur më 23 qershor të këtij viti, ku është bërë konstituimi i Senatit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Robaj është zgjedhur Dekanë.

Robaj që ka marr postin e dekanit në Fakultetin Juridik në vitin 2013 ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autorizimit zyrtar, e kryer në bashkëveprim.

Në vitin 2012, Robaj ishte akuzuar nga Prokuroria e Shtetit, se në bashkëveprim me gjyqtarin në Gjykatën Komunale në Klinë Kolë Puka, në mënyrë të kundërligjshme, kishin dëmtuar katër persona, duke përfituar 71 000 euro.

“Trupi gjykues vendosi se kishte dëshmi të mjaftueshme për t’u siguruar se të pandehurit kishin marrë pjesë bashkërisht në një procedurë të paligjshme në Gjykatën Komunale të Klinës në qershor të vitit 2005, e cila rezultoi me një humbje prej 71,257.40 euro të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës – Njësia për sigurime të detyrueshme në Prishtinë. Atë kohë Kolë Puka ishte gjyqtar dhe Avdullah Robaj avokati i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës”, thuhet asokohe njoftimin e EULEX-it.

Robaj, nuk e kishte pranuar fajësinë derisa ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim dhe t’ia kompensojnë Shoqatës së Sigurime të Kosovës shumën prej 71,257.40 euro.

E kaluara e Robajt nuk mbetet me kaq. Ai akuzohej edhe për ngacmim seksual.

Në vitin 2002 gjatë kohës sa ai ishte gjyqtar hetues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Robaj ishte përpjekur që ta shfrytëzoj pozitën e tij zyrtare në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Në atë vit, Robaj nga pozita e gjyqtarit i kishte caktuar tridhjete dite paraburgim një personi në lidhje me veprën penale të prostitucionit.

Bashkëshortja e të dyshuarit kishte shkuar te zyra e gjyqtarit Robaj, për të marrë leje për të vizituar të shoqin e saj në burg. Në këmbim të lejes për vizitë në burg, Robaj kishte tentuar ta puthte duke i kërkuar edhe favore seksuale.

Gruaja e kishte kundërshtuar me arsyetimin se nuk ishte në karakterin e saj një veprim i tillë.

Te njëjtën ditë, pas bisedës me gjykatësin Robaj, kjo grua njofton vëllaun e saj në lidhje me këtë incident. Vëllai i saj i jep një diktafon (incizues zëri) dhe e këshillon të shkojë sërish te gjykatësi për të parë se çfarë donte në të vërtetë ai.

Gruaja kishte shkuar përsëri dhe tërë biseda ishte incizuar gjatë së cilave ai kishte insistuar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat