Jo Demarkacioni me Malin e Zi, zbulohet kushti qenësor për vizat që e kërkon Evropa dhe Amerika

Aktuale

Jo Demarkacioni me Malin e Zi, zbulohet kushti qenësor për vizat që e kërkon Evropa dhe Amerika

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka thënë se mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është neglizhencë e vet institucioneve në vend.

Ai ka thënë se përkundër që ishte thënë se demarkacioni me Malin e Zi, ishte kusht për liberalizimin e vizave, tani po del që ky nuk ishte kushti i vetëm.

Sipas profesorit, kusht qenësor për vizat që e kërkon Evropa dhe Amerika, është luftimi i korrupsionit, përcjell Bota sot.

Maxharraj ka theksuar se do të ishte e tmerrshme dhe katastrofë për vendin sikur liberalizimi i vizave të lidhej edhe me Asociacionin apo eksteritorialitetin e kishave.

Postimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Liberalizimi i vizave neglizhencë e vet Kosovës

Qe 15 vite liderët tanë varg e vijë, kush më shumë e kush më pak, por të gjithë na mashtruan, na rrejtën secili në stilin e vet se së “shpejti do të liberalizohen vizat për qytetarët tanë”.

Vitet kalonin njëra pas tjetrës, por liberalizimi i vizave nuk po vjen, anipse liderët tanë të paskrubullt deklaronin si në kor, si qafkat e zeza, si mjeran që ishin dhe janë se i kemi përmbushur të gjitha kushtet, por Evropa s’po na i jep vizat dhe se Evropa historikisht ia paska inat Kosovës. Bile këta liderët tanë të korruptuar thonin se duhet dhanë Çakorrin (8000 hektarë tokë) për me i marrë vizat.

U bë trysni e madhe në Parlament që kjo të kalojë. Kaloi, por vizitat kurrë nuk erdhën, kurse Mali i Zi e mori Çakorrin si në bashqe të babës, anipse Mark Milani historikisht as me luftë fyt për fyt me kreshnikët e Rugovës kurrë nuk ia ka dal te Çakorri.

Por, ky deklarim i liderëve tanë nuk ishte i vërtetë se janë plotësuar të gjitha kushtet. Një kusht qenësor për liberalizimin e vizave që e kërkonte Evropa, por edhe Amerika kurrë nuk e plotësoi Kosova, e ky ishte luftimi i korrupsionit melagoman, i cili për çdo vit në raportet e suksesit të Evropës dhe të Amerikës theksohej se Kosova nuk po e lufton korrupsionin.

Kjo është më se e vërtetë. Është absurde në një vend të luftohet korrupsioni me liderë të korruptuar, me prokuror dhe gjykatës të korruptuar, pra me një sistem të drejtësisë të kapur, të korruptuar. Bëheshin lojëra me gjykimin e liderëve të korruptuar kur gjykatat e korruptuara për miliona të vjedhura i dënonin me kusht, apo edhe i lironin, s’guxonin të shkojnë më tutje. Shembulli më eklatant kur një lider, një komandant i UÇK-së e blenë një ari tokë nga shteti për 3 euro, kurse po të njëjtin me vonë ia shet shtetit të vet për 5 mijë euro, pra për 1.667 herë më shtrenjtë se sa që e ka blerë. Në çdo vend të pa korruptuar ky njeri do të gjendej në burg, por ai tallet në tv se si e ka mashtru shtetin, jo e ka mashtru, por se si e ka vjedhë shtetin dhe rrinë i qetë dhe askush nuk e trazon. Raste të tilla ka shumë, të panumërta.

Evropa dhe Amerika i morën vesh lojërat e pista të liderëve, gjykatave tona dhe me të drejtë nuk i hiqnin vizat dhe nuk do t’i heqin përderisa drejtësia të funksionojë e pavarur.

Pra, kushti kryesor për liberalizimin e vizave ishte luftimi i korrupsionit, të cilin kurrë nuk e bënë, kurrë nuk e luftuan siç duhet, që do të thotë se nuk ishte në pyetje Çakorri për liberalizimin e vizave, por në pyetje ishin liderët tanë, gjykatat tona të korruptara, të cilat nuk e luftuan korrupsionin.

E përderisa nuk ka luftim të korrupsionit nuk ka edhe liberalizim të vizave. Do të ishte shumë e tmerrshme dhe katastrofë për vendin sikur liberalizimi i vizave të lidhej edhe me Asociacionin apo eksteritorialitetin e kishave.

Kjo nuk duhet të lejohet me asnjë çmim, sepse Asociacioni dhe ndarja e Kosovës janë njësoj atak në sistemin kushtetues të Kosovës, goditje në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat